Zidane kundër Mourinhos

Ndihmës-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka bërë të ditur se asnjëherë nuk mund të ishte krah i djathtë i ish trajnerit Jose Mourinho. Zidane pati raport të tensionuar me portugezin gjatë kohës sa kishte rolin e drejtorit sportiv në Santiago Bernabeu dhe tani ka pranuar se nuk ishte në gjendje të bashkëpunonte me Mourinhon.…

Sport

06/01/2014 10:50

Ndihmës-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka bërë të ditur se asnjëherë nuk mund të ishte krah i djathtë i ish trajnerit Jose Mourinho.

Zidane pati raport të tensionuar me portugezin gjatë kohës sa kishte rolin e drejtorit sportiv në Santiago Bernabeu dhe tani ka pranuar se nuk ishte në gjendje të bashkëpunonte me Mourinhon.

“Me Ancelottin, gjithçka ndodhi në mënyrë natyrale. Kam biseduar me të nëpërmjet telefonit disa ditë para se ai të vinte në klub dhe gjithçka u sqarua. Ai ishte një moment i mirë për mua, për të dhe për klubin”, deklaroi Zidane për Canal+.

“Nuk mund të mbaja këtë rol me një trajner që nuk e njihja. Për shembull nuk mund të bëhesha kurrë asistent i Mourinhos. Dhe përveç kësaj, ai e kishte një asistent. Nuk do të ishte në rregull të marrja detyrën e të qenit krahu i djathtë i trajnerit”, u shpreh Zizou.

Mourinho u largua nga Real Madrid në verën e vitit 2013 duke u rikthye tek Chelsea.