Zidane: Kjo është një gënjeshtër, ky futbollist është i lumtur në Real Madrid

Zinedine Zidane ka thënë se Dani Ceballos nuk është i pakënaqur në Real Madrid.

Sport

20/01/2018 14:31

Zinedine Zidane ka mohuar spekulimet se Dani Ceballos është i pakënaqur në Real Madrid.

Trajneri francez para ndeshjes me Deportivo La Corunan ka thënë se mesfushori është i lumtur te skuadra nga Santiago Bernabeu.

“Unë e shoh të lumtur në Real Madrid. Për mua është një futbollist i rëndësishëm për ekipin”, deklaroi Zidane në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.

Ceballos spekulohet me largim nga Real Madrid gjatë këtij afati kalimtar të janarit pas interesimit për transferimin e tij nga Juventus. /Lajmi.net/