Zidane kërkon yllin e Juventusit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Juventusit, Paulo Dybala.

Sport

27/02/2016 10:35

Paulo Dybala ka shkëlqyer me paraqitjet e deritashme në Juventus.

Dhe, kjo ka bërë që ai të shndërrohet në objektiv transferimi për Real Madridin.

Trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane ka identifikuar reprezentuesin argjentinas si një përforcim të dobishëm për skuadrën e tij, raportojnë mediat spanjolle, përcjell “Lajmi.net”.

Dybala kërkohej edhe nga Barcelona, por në fund iu bashkua Juventusit nga Palermo, gjatë verës së vitit të kaluar.