Zidane ka bërë diçka fantastike në Ligën e Kampionëve

Zinedine Zidane me bilanc perfekt si trajner i Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Sport

02/05/2018 07:17

Zinedine Zidane ka kualifikuar Real Madridin në finalen e tretë të njëpasnjëshme.

Skuadra e tij mposhti Bayern Munichun me rezultat të përgjithshëm 4:3 duke siguruar kualifikimin në finalen e Kievit.

Zidane po ashtu mori meritat për rrugëtimin e ekipit drejt një tjetër finaleje të madhe evropiane.

Zidane në tri sezonet e tij si trajner në Real Madrid ka bërë diçka të jashtëzakoshme duke i eliminuar të gjithë kundërshtarët në përballje direkte me dy ndeshje, përcjell “lajmi.net”.

Këto janë skuadrat e eliminuara nga Real Madridi i Zidanes. /Lajmi.net/