Zidane iu përgjigjet kritikuesve të Ronaldos

Sevilla javën e kaluar i dha fund serisë pa humbje të Real Madridit në të gjitha garat.

Sport

20/01/2017 20:52

Më e keqja është se skuadra e Zidanes pësoi edhe humbjen e dytë radhazi, duke u mposhtur në ‘Santiago Bernabeu’ nga Celta Vigo, në kuadër të Kupës së Mbretit.

Tifozët dhe mediet gishtin pas humbjes së dytë kanë drejtuar nga Cristiano Ronaldo, të cilit në mbrojtje i ka dalë trajneri francez.

“Cristiano kritikohet gjithmonë, edhe kur luan mirë”, ka deklaruar në konferencë për shtyp Zidane, përcjell lajmi.net.

Ai gjithmonë bën dallimin, por ndonjëherë ai luan në pozita të ndryshme dhe nuk arrin të tregojë më të mirën. Kjo më ka ndodhur edhe mua, e rëndësishme është që të vazhdojmë të punojmë”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6