Zidane ia bën bajat Messit me deklaratën për Ronaldon (FOTO)

Zinedine Zidane nuk ka dyshime për futbollistin më të mirë në botë.

Sport

14/09/2017 10:34

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk e ka marrë në konsideratë fare Lionel Messin në përzgjedhjen e futbollistit më të mirë në botë.

Strategu i “Los Blancos” ka thënë se Cristiano Ronaldo është dhe gjithmonë ka qenë futbollisti më i mirë në botë.

“Cristiano është më i miri në botë, gjithmonë ka qenë kështu”, deklaroi Zidane pas fitores 3:0 ndaj APOEL-it në Ligën e Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.

“Jemi të lumtur me fitoren e parë, e dimë se nuk ka skuadra me të cilat mund të luani më të qetë”, theksoi ai. /Lajmi.net/