Zidane i zhgënjyer nga Ronaldo, kjo është arsyeja

Zinedine Zidane është deklaruar i zhgënjyer me Cristino Ronaldon, për mungesën e golave.

Sport

02/10/2017 23:12

Portugezi ende nuk ka gjetur golin në La Liga, edhe pas shtatë xhirove, përfshirë edhe mungesat që kishte pas dënimit prej pesë ndeshjeve

“Ne jemi pak të zhgënjyer për të”, ka thënë Zidane për emisionin e Movistar për Casa Del Futbol pas ndeshjes.

“Ai nuk është i lodhur, në fakt është e kundërta pasi ai ka humbur një numër të madh ndeshjes pas dënimit nga federata”.

Në anën tjetër, rivali kryesor i Ronaldos tashmë kryeson listën e golashënuesve me 11 gola./Lajmi.net/