Zidane i ‘falë’ Real Madridit, 24 milionë euro!

Zinedine Zidane është trajner i lirë pas largimit nga Real Madrid.

Sport

13/07/2018 09:30

Zinedine Zidane vazhdon pushimet me familjen e tij në pritje të një angazhimi të ri.

Trajneri francez është i lirë pas largimit nga Real Madrid.

“Marca” shkruan se Zidane ka bërë një veprim të pazakonshëm duke mos kërkuar pagën e dy viteve të mbetura në kontratën e tij në Santiago Bernabeu.

Zidane i ka ‘falë’ Real Madridit plot 24 milionë euro, pas vendimit për largim nga detyra edhe pse kishte edhe dy vite kontratë me “Los Blancos”, përcjell “lajmi.net”.

Zidane vendosi të largohej nga Real Madrid pas triumfit të tretë të njëpasnjëshëm në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/