Zidane gjen ekipin e ri, mund të presë deri më 2020

“Daily Mail” raporton se Zinedine Zidane do të drejtojë ekipin e “Trekolorëve”.

Sport

09/06/2018 09:51

Zinedine Zidane është kandidati kryesor për postin e selektorit të Francës.

“Daily Mail” raporton se trajneri i lirë pas largimit nga Real Madrid do të drejtojë ekipin e “Trekolorëve”.

Didier Deschamps ka kontartë me Francën deri më 2020.

Por, në rast se Franca kalon një Botëror dëshpërues në Rusi, mund të ketë ndryshim të skenarit, përcjell “lajmi.net”.

Zidane është në kërkim të një detyre të re, pas largimit nga posti i trajnerit në Real Madrid. /Lajmi.net/