Zidane flet për herë të parë për situatën Ronaldo – Ramos

Zinedine Zidane ka hedhur poshtë pretendimet e medieve për mosmarrëveshjet mes Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo.

Sport

17/11/2017 16:11

Trajneri i Real Madridit ka dalë në konferencë për shtyp, një ditë para derbit me Atletico Madridin në udhëtim.

Njëra nga pyetjet e para që iu parashtrua Zidanes, kishte të bënte me situatën brenda klubit, dhe thashethemet për prishjen e raporteve mes Ramos dhe Ronaldos, dy lojtarë shumë të rëndësishëm për Real Madrid.

“Shumë i gatshëm për t’u përgjigjur në pyetjen e juaj. Ju respektoj por nuk do të përgjigjëm”, ka deklaruar fillimisht Zidane, përcjell lajmi.net.

“Do të them të vërtetën, se kam do lojtarë që janë historia e këtij klubi. Të dy e dimë se ne luajmë dhe e respektojmë shumë njëri-tjetrin. Pastaj se çfarë thuhet, ato janë për ju. Ne jemi të qetë brenda, ne po mendojmë vetëm për ndeshjen e nesërme”, ka shtuar trajneri francez.

Realin nesër (e shtunë) e pret një përballje e vështirë në udhëtim ndaj Atletico Madrid, me fillim nga ora 20:45./Lajmi.net/