Zidane: Fitoren e merituam, Ronaldo ishte i jashtëzakonshëm

Zinedine Zidane ka deklaruar se Real Madridi e ka merituar fitoren ndaj Alavesit.

Sport

29/10/2016 18:40

Mbretërit mposhtën 1:4 në udhëtim Alavesin, ndërsa trajneri francez ka thënë se përkundër vuajtjes në pjesën e parë, skuadra e tij meritoi tre pikët.

“Ne vuajtëm, pjesa e parë nuk ishte e lehtë, por fitoren e merituam”, deklaroi Zidane pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

Ai në vazhdim foli edhe për Cristiano Ronaldon.

“Ronaldo po e tregon veten në fushë. Ne jemi të kënaqur me paraqitjen e tij, ai ishte i jashtëzakonshëm në të gjitha aspektet”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.