Zidane e jep lajmin e madh për Ronaldon para finales kundër Liverpoolit

Cristiano Ronaldo do të jetë 150 për qind i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Sport

08/05/2018 14:50

Zinedine Zidane ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të jetë 150 për qind i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit në fund të këtij muaji në Kiev.

“Të gjithë do të jetë mirë për finale – Cristiano, Isco dhe Carvajal”, konfirmoi të martën francezi.

“Cristiano do të mungojë më së gjati. Por ai është mirë, po ec normalisht. Askush nuk do të ketë probleme për finale, të gjithë do të jetë 150% të gatshëm”, shtoi ai.