Zidane deklarohet për finalen Real Madrid – Gremio

Real Madrid nesër (e shtunë) do të kërkojë mbrojtjen e titullit në Kupën e Botës për Klube.

Sport

15/12/2017 17:39

Mbretërit në turneun që po organizohet në Emiratet e Bashkuara në finale do të përballën me brazilianët e Gremios.

“Jam i bindur se do të kemi një ndeshje më të mirë se në ndeshjen e parë. Ne jemi këtu për të mbrojtur trofeun tonë. Ne kemi për të luajtur një ndeshje të mirë, për të treguar se po rritemi nga dita në ditë”, ka deklaruar Zidane në konferencën për shtyp, përcjell lajmi.net.

“Gjasat në finale për të dy skuadrat janë 50-50”, ka shtuar francezi.

Tutje Zidane është deklaruar i lumtur edhe për rikthimin e Gareth Bale, që në ndeshjen gjysmëfinale shënoi golin e fitores së Real Madridit ndaj Al Jaziras./Lajmi.net/