Zidane: Çka nëse ky futbollist nesër i shënon dy gola?

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane i ka dalë në mbrojtje sulmuesit Gareth Bale.

Sport

16/09/2017 13:19

Zinedine Zidane i ka dalë në mbrojtje sulmuesit Gareth Bale para ndeshjes mes Real Madridit dhe Real Sociedad në La Ligë.

Trajneri i “Los Blancos” i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me formën e dobët të uellsianit duke ua kthyer një pyetje gazetarëve në konferencë për media.

“Çka nëse ai shënon nesër dy gola?”, deklaroi Zidane, përcjell “lajmi.net”.

Bale ka filluar të vërshëllehet në stadiumin Santiago Bernabeu. /Lajmi.net/