Zidane bën një gjest fantastik pas ndeshjes

Andres Iniesta ka zhvilluar ‘El Clasicon’ e fundit në karrierën e tij si lojtar.

Sport

06/05/2018 23:59

Barcelona dhe Real Madrid, kanë barazuar 2:2 në ‘Camp Nou’ në derbin e xhiros së 36-të të La Ligas.

Kjo ndeshje, ishte e veçantë për mesfushorin Andres Iniesta.

Fituesi i Kupës së Botës me Spanjën, u paraqit për herë të fundit si lojtar në derbin e madh mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Pas ndeshjes, përveç tifozëve që ishin në stadium, Iniesta mori një përshëndetje të ngrohtë edhe nga Zinedine Zidane.

Trajneri i Real Madridit e priti Iniestan në brendësi të stadiumit për ta përshëndetur e për t’i uruar suksese në aventurën e re që do të nis në futbollin kinez./Lajmi.net/