Zidane befason me lajmin për Bale

Zinedine Zidane ka befasuar duke deklaruar se Gareth Bale është ende futbollist i rëndësishëm për ekipin nga Santiago Bernabeu.

Sport

23/02/2018 15:14

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka befasuar duke deklaruar se Gareth Bale është ende futbollist i rëndësishëm për ekipin nga Santiago Bernabeu.

“Ai [Bale] gjithmonë do të jetë i rëndësishëm për skuadrën. Gjithmonë mungon një lojtar, nuk po mendoj për një apo dy por për të gjithë”, ka thënë Zidane në një konferencë për media para ndeshjes së fundjavës kundër Alavesit.

“E di që disa lojtarë nuk ju interesojnë juve, por ka lojtarë që stërvitin çdo ditë dhe zor që luajnë ndonjëherë dhe unë jam i interesuar në ta. E shoh Balen siç i shoh të gjithë ata dhe llogaris në të gjithë”, ka shtuar Zidane.