Zidane befason me deklaratën e re pas largimit nga Real Madrid

Zinedine Zidane ka pranuar se ende nuk ka vendosur në lidhje me një post të ri.

Sport

12/06/2018 09:52

Zinedine Zidane ka pranuar se ende nuk ka vendosur në lidhje me një detyrë të re, pas largimit nga Real Madrid.

Zidane dha dorëhqje nga posti i trajnerit në Santiago Bernabeu edhe pse e mbylli sezonin e tretë me triumfin e tretë të njëpasnjëshëm në Ligën e Kampionëve.

“Do ta shfrytëzojë maksimalisht pushimin”, deklaroi Zidane, përcjell “lajmi.net”.

“Ende nuk e di se çfarë do të bëj në vazhdim”, u shpreh ai. /Lajmi.net/