Zhvishet Dafina, ndjek trendet botërore

Dafina Zeqiri ka bërë një set fotografish komplet nudo, duke ndjekur kështu trendin e artisteve botërore.

ShowBiz

11/06/2014 13:19

Kohëve të fundit po bëhet një ‘luftë’ mes yjeve botërorë dhe rrjeteve sociale e komuniteteve të ndryshme për shfaqje të tepërt të lakuriqësisë në publik.

Të famshmet thonë se është normale derisa vazhdimisht po cenzurohen. Jo në atë nivel, por edhe këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri ka vendosur të zhvishet në një set fotografik me fotografin Arton Humolli.

Dafina në një intervistë për Telegrafi ka thënë se ka menduar shumë gjatë për të bërë këto foto, derisa ka gjetur fotografin e duhur, i cili do të kuptonte çfarë ajo dëshironte të arrijë.

Fotografi Arton Humolli ishte ai i duhuri pasiqë ‘syri i tij, ia lexon edhe shpirtin deri në thellësi’, sipas Dafinës.