Zhvishet Amber Rose, ja çfarë thotë për Kim Kardashian (FOTO)

Amber Rose ka pozuar vetëm në këpucë duke hequr të gjitha rrobat për revistën GQ.

ShowBiz

21/10/2015 23:17

Duket se mes saj dhe Kim Kardashian ka një grindje që s’do të mbarojë kurrë.

Modelja Amber Rose ka folur edhe njëherë për të famshmen Kardashian – gruan e ish të dashurit të saj, reperit Kanye Ëest – në një intervistë për revistën GQ.

32 vjeçarja, intervistën e ka shoqëruar dhe me një set fotografish.

Në intervistën e saj më të fundit, Amber ka folur haptazi për armiken e saj të famshme, e po ashtu edhe për të qenit grua dhe se si e dashuron jetën dhe profesionin e saj, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.

Ajo dukej e mahnitshme në fotografi, pa asgjë në trup përveç një palë takeve të larta.

Amber tha për Kim Kardashian se është e mahnitshme mënyra se si ajo përmes një seks videoje ka arritur që të bëjë milionat për familjen e saj.

I tërë sherri mes dy të famshmeve ka nisur pasi që Kanye West tha për Amber Rose se atij iu deshën 30 dushe pasi kishte bërë seks me të.

Amber Rose

Kimmm

Kanyeee