“Zhvillohet” presidentja Jahjaga, e provon edhe alpinizmin

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka filluar disa aventura nëpër bjeshkët e Kosovës. Ajo sot ka provuar alpinizmin në Gryken e Rugovës, ku siç ka thënë ajo, ka mbetur pa frymë edhe nga ky angazhim i jashtëzakonshëm sportiv në këtë rajon.

Lajme

13/07/2018 21:17

“Përpos që mbeta pa frymë me bukuritë e Grykës së Rugovës, mbeta pa frymë edhe nga ky angazhim i jashtëzakonshëm sportiv në këtë rajon. Me ftesë të Balkan Natural Adventure sot u ngjita në Via Ferrata. Një përvojë e paharrueshme”, ka shkruar Jahjaga në një postim në Facebook.

Kjo aventurë në Bjeshkët e Rugovës duket se i ka lënë përshtypje të madhe Jahjagës, pasi që ajo për këtë i ka bërë dy postimi brenda një orë në profilin e saj.

“Pata kënaqësinë që të përjetoj njërën nga mënyrat kreative për të promovuar turizmin dhe kënaqësitë që ka për t’i ofruar Kosova”, ka treguar Jahjaga duke publikuar edhe disa fotografi nga ky përjetim.