Zhvillime të reja në Big Brother, çiftet shtyhen dhe flasin për ndarje

Ka kaluar vetëm një ditë nga fillimi i shout dhe ngjarjet tek ‘Vëllai i Madh’ kanë filluar të bëhen më interesante.

ShowBiz

20/03/2017 10:05

Rreth çifteve ka pasur diskutim rreth ndarjes, Kei ka pyetur Ejonën nëse ka menduar ndonjëherë të ndahet nga Ademi.

Ajo shpërtheu në lot dhe tha se ka vuajtur shumë për të qenë bashkë me të dhe në asnjë mënyrë nuk e mendon ndarjen nga ai.

Duke e parë dashurinë e tyre të madhe për njëri-tjetrin, banorët kërkuan që Ademi ta puthte Jonën.

Në anën tjetër, dy lesbiket e ‘Vëllait të Madh’ kanë pasur debat të nxehtë mes veti.

Kei iu është drejtuar Vivit ‘Ke dy ditë që s’më flet me gojë’, ndërsa Vivi e cila qëndronte ulur afër saj iu përgjigj se nuk është që nuk ka folur asgjë.

Ndërsa, tek beqarët kanë filluar të shprehen pëlqimet mes njëri-tjetrit.

Duke qenë se nuk mund të komunikojnë mes vete, pasi një xham i ndanë, ata kanë vendosur që përmes letrave të flasin me njëri-tjetrin.

Ajo që shprehu shkëndijat e para ishte Armela, e cila i shkroi Damianit ‘Je shumë i ëmbël’. /Lajmi.net/