Zhveshtoret unisex, arsyeja pse gratë sulmohen seksualisht

Shumica dërrmuese e sulmeve seksuale të raportuara në pishinat publike në Mbretërinë e Bashkuar ndodhin në zhveshtoret unisex, tregojnë statistika të reja.

Fun

02/09/2018 17:37

Të dhënat, të marra përmes një kërkese për Lirinë e Informacionit nga Sunday Times, sugjerojnë se zhveshtoret e përbashkëta janë më të rrezikshme për gratë dhe vajzat sesa për një gjini, transmeton Klan Kosova.

90 për qind e ankesave në lidhje me zhveshtore janë për ato që janë të përbashkëta për gra e burra, për më tepër, dy të tretat e të gjitha sulmeve seksuale në qendrat tregtare dhe pishinat publike ndodhin pikërisht në këto dhoma.

Nga 134 ankesa gjatë 2017-2018, 120 incidente të raportuara u zhvilluan në zhveshtore të përbashkta dhe vetëm 14 ishin në ato specifike për njërën gjini.

Në 46 raste të tjera, janë bërë dyshime për sulme seksuale në lidhje me sulmet në zona të tjera si në pishinë, në një sallë sportive apo në korridore.

“Këto shifra tregojnë se gratë dhe vajzat janë më të prekshme në dhomat e ndërrimit të përziera dhe ekziston rreziku që këto vende po bëhen magnet për autorët seksualë”, thotë David Davies, deputet për Monmouth.

Por sipas Nicola Williams, zëdhënëse e Fair Play for Women, hapësira ku gratë janë të zhveshura duhet të jetë një gjini e vetme sigurisht. ”Kjo është e qartë, mbrojtje elementare”, thotë ajo.