Zhushi: U kërcënuam nga momenti që s’u akreditua kolegji ISPE

Ferdije Zhushi-Etemi nga Agjencia Kosovare për Akreditim thotë se kërcënimet për të kanë nisur në momentin kur s’ka vazhduar së akredituari kolegjin ISPE.

Lajme

02/12/2014 18:18

Duke folur për arrestimin e saj, Zhushi-Etemi në KlanKosova ka thënë se arrestimi i saj nga policia, ka qenë pamje e rëndë për familjen e studentët e saj.

Kryetarja e Bordit të AKA-s, thotë se për shkak të mosakreditimit të disa kolegjeve, kanë nisur edhe kërcënimet në adresë të saj. Aio ka kritikur mënyrën se si u morr me polici, duke e quajtur atë si spektakël meidatik, gjë që, sipas saj, është pompoze dhe dëshirë për njollosjen e personalitetit të saj.

Zhushi-Etemi thotë se që nga vera e këtij viti, shumë media iu kanë vënë emrit të saj për ta njollosur për shkak të mosakreditimit të disa kolegjeve.

“Nuk mendoj se mediat e kanë kryer punën e vetë. Për shkak se, shumë media prej verës janë marrë me njollosjen e emrit tim për shkak të mosakreditimit të disa kolegjeve”.

“Deri në momentin që janë akredituar pronat e pronarit të ISPE-së, ky s’ka pasur asnjë problem me Agjencinë. Në momentin që nuk janë akredituar, kanë filluar, ankesat në media, njollosjet, sharjet…”.

“Akuzat janë të inskenuara, ne jemi kërcënuar prej momentit që nuk e kemi akredituar programin e ISPE-së”, tha ajo.