Zhurma misterioze zgjon banorët në orët e hershme të mëngjesit (Video)

Gjatë orëve të para të mëngjesit, në Nottingham të Anglisë janë dëgjuar zëra misteriozë, që ngjanin me hungërima kafshësh.

Fun

28/05/2017 13:23

Policia ka marrë ankesa të shumta, për zërat e pazakontë që dëgjonin në pothuajse çdo dy minuta, transmeton Telegrafi.

Ende nuk dihet nga vinin zhurmat misterioze

“Dukej sikur zhurmë e luftërave që gjëmonte dhe shuhej menjëherë”, është një nga komentet e shumta lidhur me rastin.

Nuk dihet se çfarë kanë qenë këto zëra që u përshkruan si mjaft të frikshme, të cilat nuk kanë dalë nga ndonjë fabrikë apo vend punishte.