Zhurma misterioze nga brendësia e Tokës që po shqetëson njerëzit

A e keni dëgjuar një zhurmë të çuditshme gjatë natës këto ditë? Duket se Toka është duke lëshuar një zë të çuditshëm nga brendësia e saj, të cilin shkencëtarët janë duke provuar ta zbulojnë.

Fun

17/04/2015 11:02

Shkencëtarët duket se kanë konfirmuar shkakun e një zhurme të çuditshme që po buron nga Toka dhe që ka habitur njerëzit tashmë dyzet vjet – dhe madje ky ishte një faktor që shkaktonte vetëvrasje tek njerëzit.

Zhurma është përfolur në mbarë botën dhe gjithashtu titujt e gazetave më të njohura botërore alarmonin për zhurmën e çuditshme që të gjithë e dëgjonin gjatë natës. Kjo zhurmë është përmendur shpesh si një fenomen, zakonisht i ndryshëm nga vendi ku është dëgjuar.

Një gazetë kohëve të fundit i pyeti lexuesit “A e keni dëgjuar zhurmën që po lëshon Toka?” dhe të paktën 800 njerëz thanë se e kishin dëgjuar dhe kishin pësuar dhimbje koke prej saj, sipas BBC, transmeton Lajmi.net.

Zhurma është përshkruar si një zhurmë e një makine të lodhur me naftë që dëgjohet nga një distancë e afërt. Njerëz të cilët jetojnë në bregdete janë ankuar këtë javë se kanë dëgjuar këtë tingull të çuditshëm vazhdimisht gjatë natës, për të cilin nuk kanë gjetur asnjë shkak.

Megjithatë, kërkimi për të vërtetën prapa kësaj zhurme tani mund të përfundojë pasi që hulumtuesit pretendojnë se aktiviteti mikrosizmik nga valët e gjata të oqeanit që ndikojnë në shtratin e detit është ajo që e ka bërë planetin tonë të lëshojë zhurmë, transmeton Lajmi.net.

Presioni i valëve në fund të detit gjeneron valë sizmike që bëjnë që Toka të luhatet, thotë Fabrice Ardhuin, një shkencëtar i lartë në Qendrën Kombëtare ‘Recherche Scientifique’ në Francë.

Valët e vazhdueshme prodhojnë tinguj të cilët zgjasin 13 deri në 300 sekonda. Ato mund të dëgjohen nga një pjesë e vogël e njerëzve – të cilët janë të ndjeshëm ndaj zhurmave – dhe gjithashtu me anë të instrumenteve sizmike.

Të kuptuarit e kësaj zhurme mund t’u ndihmojë hulumtuesve që të fitojnë edhe më shumë njohuri rreth strukturës së Tokës, thotë Fabrice.

Valët mikrosizmike mund t’u japin shkencëtarëve një pasqyrë më të detajuar të asaj që ndodhë poshtë në Tokë.