Zhgënjimi i qytetarëve të Istogut: Nuk do të votojmë përsëri

Në orën 07:00 janë hapur dyert për votuesit dhe të gjitha klasat kanë qenë të gatshme për votues në qendrën më të madhe të votimit në Istog në Shkollën “Haxhi Zeka”.

Lajme

17/12/2017 09:11

Ka pasur votues që kanë ardhur edhe para orës 07:00, por të cilët kanë pritur deri në hapjen e qendrës.

Disa nga qytetarët kanë thënë se nuk presin më manipulime të votave siç ka ndodhur, duke shpresuar se kësaj radhe do të jetë votimi i fundit për këtë vit, njofton Klan Kosova.

Kishte nga qytetarët që thanë se kjo është hera e tretë që kanë dalë të votojnë brenda dy muajve dhe nuk do të dalin më, nëse do të ketë manipulime përsëri.