Zhegrova: Sonte isha i pafat – Lajmi.net
Zhegrova: Sonte isha i pafat
Autori: Lajmi.net Liga e KombeveSport 23:46, 11 October 2018
Edon Zhegrova është shprehur shumë i lumtur pas fitores së Kosovës ndaj Maltës.

Edon Zhegrova ka thënë se sonte ishte i pafat, mirëpo është i lumtur me fitoren e Kosovës.

“Normalisht pak i pafat, por tri pikë ishin të rëndësishëm për ne. Të gjithë futbollistët kanë dhënë maksimumin”, ka thënë Zhegrova pas ndeshjes, raporton “lajmi.net”.

Ai ka thënë po ashtu se ndihet i lumtur që Challandes i ka dhënë mundësinë për të startuar sonte. Zhegrova luajti 90 minuta në këtë ndeshje.

“Normalisht, për mua si një 19 vjeçar ishte një ndjenjë e mirë që trajneri ma dha këtë mundësi. Unë e kam shfrytëzuar këtë dhe kam dhënë maksimumin për Kosovën, ashtu sikurse bëj gjithmonë”, ka thënë ai.

“I falëndëroj të gjithë tifozët të cilët sa herë luaj në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me kanë përkrahur kaq shumë”. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO