Zhegrova komenton grupin e Kosovës, befason me përgjigjen për Shqipërinë

Pasi Kosova ka mësuar kundërshtarët për kualifikimet e EURO 2020, kanë ardhur reagimet e lojtarëve dhe selektorit të kombëtares sonë.

Sport

02/12/2018 14:39

Ndër ata që dhanë mendimin e tyre se si do të eci Kosova në këtë grup ishte edhe talenti Edon Zhegrova.

Anëtari i Genk ka thënë se “dardanët” nuk do ta kenë aspak të lehtë, megjithatë ka thënë se skuadra beson.

“Grupi nuk është i lehtë. Anglia është kundërshtarë i vështirë, mirëpo ne besojmë në grupin tonë. Besoj se do të kemi paraqitje të mirë” ishin fjalët e super lojtarit nga Kosova, shkruan lajmi.net.

I pyetur nga Shakohoxha se çfarë mendon për Shqipërinë, fillimisht Edoni ka thënë: Nuk e di me kë luajnë, më trego njëherë.

Ky me gjasë u pa si provokim nga analistët e “Supersport”, mirëpo pasi mësoi kundërshtarët e Shqipërisë, Zhegrova ka thënë: Shpresoj se edhe Kosova edhe Shqipëria do të kenë suksese. Mua më gëzojnë sukseset e të dy skuadrave” ka përfunduar ai. /Lajmi.net/