Zhegrova drejt Basel

Edon Zhegrova duket se është afër që “të lirohet nga burgu i Genk”.

Sport

31/01/2019 18:00

Ylli i kombëtares së Kosovës raportohet se është afër që të kryej një lëvizje të rëndësishme për karrierën e tij.

“HBVL” shkruan se Zhegrova është afër që të kalojë tek skuadra zvicerane, Basel, transmeton lajmi.net.

Është e mundur qe negociatat mes dy skuadrave të kryhen sot dhe të arrihet një marrëveshje për transferimin e lojtarit.

19 vjeçari ka gëzuar shumë pak hapësira në kohët e fundit tek skuadra e tij Genk, dhe sigurisht se nuk është i kënaqur me situatën.

Mbetet të shihet nëse sot do të arrihet ndonjë marrëveshje që do ta dërgonte Zhegrovën në Basel. /Lajmi.net/