Zhduket ylli i Premierligës, ky është reagimi i Ranierit

Një ngjarje e hidhur ka ndodhur sot teksa aeroplani që po fluturonte në drejtim të Cardiff është zhdukur.

Sport

22/01/2019 19:31

Në këtë aeroplan pasagjer ishte edhe ylli i Premierligës, i cili luan me skuadërn e Cardiff City, Emiliano Sala.

Kjo ngjarje i ka trishtuar të gjithë, e sidomos lojtarët dhe trajnerët nga Premierliga. Reagim për këtë ngjarje erdhi edhe nga trajneri i Fulham, Claudio Ranieri.

“Isha i dëshpëruar ta dëgjoja lajmin. Emiliano është karakter i jashtëzakonshëm. Ai është një luftëtar. Bota e futbollit do të jetë e bashkuar për tu lutur për lajme pozitive. Lutem për Emilianon dhe familjen e tij” ishin fjalët e italianit.

Policia sot ka njoftuar se kërkimet kanë marrë fund për sot dhe do të vazhdojnë nesër me lindjen e diellit. /Lajmi.net/