“Zhduket” shtatzëna për të cilën familja beson se u nis për në Hungari

Familja e Batije Bixhakut, 19-vjeçare, ka humbur kontaktin me të bijën e tyre. Ata besojnë se vajza e tyre është nisur për në Hungari, por ka nga ata që thonë se kjo mund të jetë një histori e trilluar nga bashkëshorti i saj. 

Lajme

17/01/2015 19:25

Ajo ishte nisur me burrin e saj për në Hungari. Ky i fundit, pasi ia kishte marrë mbi 1 mijë euro familjes së saj, iu ka thënë se ai nuk është me Batijen, e cila është në muajin e tretë të shtatzënisë, raporton KTV. 

Por një i afërm i familjes, që nuk ka dashur të flasë publikisht, dyshon se qifti nuk ka mbërritur në Hungari dhe se e gjitha është një trillim i burrit të saj, që sipas tij, nuk ka histori të mirë në lidhje me gratë. 

Familja, që ende mendon se bija e tyre ndodhet në Hungari, kërkon ndihmë nga kosovarët që ndodhen atje dhe nëse mund ta kenë parë diku, të lajmërojnë autoritetet. 

Policia është informuar rastin, derisa janë në vazhdimin e hetimeve Në Hungari, në dy muajt e fundit të vitit të kaluar, mbi 16 mijë persona kanë bërë kërkesa për azil.