Zhduket një profesoreshë në Shkup, burri i saj apel për ta gjetur – Lajmi.net
Zhduket një profesoreshë në Shkup, burri i saj apel për ta gjetur
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 23:52, 5 December 2017
Orëve të fundit kanë buçitur thirrjet për të gjetur profesoreshën e fakultetit shkenca të bujqësisë dhe ushqimit në Shkup, Snezhana Trojaçanec.

Përveç apeleve të ndryshme nëpër rrjetet sociale, burri i saj Pllamen me një deklaratë prekëse ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta gjetur gruan e tij, Snezhana.

”Ju lutem të ndihmoni për ta gjetur gruan dhe nënën e fëmijëve tanë. Nuk e di kur ka dalë nga shtëpia pasi kam fjetur gjatë natës. Në mëngjes e kam vërejtur se nuk është. Jashtë është ftohtë, më ndihmoni që ta gjejmë” ka deklaruar burri i së humburës.

Profesoresha e humbur është e moshës 52 vjeçare ndërsa nëse ka ndonjë informacione rreth saj, familjarët kërkojnë t’i informoni në numrin 078 257 878

 

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Rock Wheels
  • Play 8 Ball Pool