Zhduket një 19 vjeçare, prindërit thonë se ajo është trafikuar

Prindërit e një 19-vjeçareje nga Devolli kanë denoncuar zhdukjen e vajzës, duke hedhur dyshime se mund të jetë trafikuar për shfrytëzim prostitucioni.  Prindërit e vajzës së zhdukur kërkojnë reagim më të shpejtë nga policia dhe thonë se e dinë vendndodhjen e saj.

Lajme

22/02/2016 23:52

Vajza nga fshati Sul i Devollit është larguar nga shtëpia prej 4 ditësh. Familjarët pasi janë vënë në kërkim të vajzës dhe nuk kanë mundur ta gjejnë, kanë bërë denoncim në polici.

Prindërit e Eleni Sejdos shprehen se vajza e tyre është mashtruar nga tezja e saj. Ata thonë për “Ora Neës”, se ajo e ka trafikuar tek një person me precedentë penalë në Korçë, i cili e mban jashtë dëshirës në një banesë në fshatin Mborje.

“Këtë punë ja bëri kunata ime, Adriana Paja, me gjithë dhëndrin. Nuk e di fare ku e kanë çuar. Unë erdha në polici për të bërë ballafaqim me ata persona që e morën vajzën time dhe e shitën. Ata se morën mundimin fare. E kanë rrëmbyer dhe nuk dihet ku ka vajtur”, thotë Rami Sejdo, i ati i vajzës.