Zhduket liqeni brenda natës

Një liqen në Rusi është zhdukur brenda natës dhe e tëra që ka mbetur është një vrimë e vogël në tokë.

Fun

26/06/2016 18:30

Banorët lokalë, të habitur e të tmerruar nga ajo që ka ndodhur, përveç frikës që kanë ndjerë kur e kanë parë që liqeni ishte zhdukur, kanë filluar të shpresojnë që ai do të rimbushet, ndonëse nuk e dinë se çka do të ndodhë me liqenin, për shkak të mungesës së precedentëve.

Liqeni Peschra është (ose ka qenë), 200 metra i gjerë dhe nëntë metra i thellë. Ai gjendej në afërsi të Maleve Urale. Kur banorët ishin zgjuar në mëngjes ata e kishin vërejtur që asgjë nga liqeni nuk kishte mbetur, as edhe një peshk i vetëm. E, meqë nuk dihet se çka është duke e shkaktuar këtë fenomen, banorët druhen që fati i njëjtë e pret edhe një liqe tjetër të afërt.