Zhduket gazetari që po hulumtonte vrasjen e Ivanoviqit – Lajmi.net
Zhduket gazetari që po hulumtonte vrasjen e Ivanoviqit
Autori: Lajmi.net LajmeRajoni 11:29, 14 June 2018
Gazetari serb nga Bella Cerrka e Serbisë, Stefan Cvetkoviq, i cili po merrte pjesë në hetimet rreth vrasjes së liderit të SDP-së në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq është është zhdukur mbrëmë në Serbi.

Siç njofton “B92”, vetura e Cvetkoviq është gjetur e ndezur dhe me dyer të hapura, ndërkaq që afër veturës së tij është gjetur ora e dorës pa rrip, transmeton lajmi.net

Ministria e Brendshme e Serbisë ka kërkuar që prokuroria të fillojë menjëherë me hetimet rreth zhdukjes misterioze të Cvetkoviqit.

Cvetkoviq edhe më herët kishte lajmëruar në polici se është duke marrë kërcënime të vazhdueshme nga disa njerëz të panjohur.

Gazetari serb, përveç që ishte i përfshirë në hetimet rreth vrasjes së Ivanoviqit, në muajin shkurt kishte mbajtur një konferencë në Beograd të titulluar “Sa kushton likuidimi i njerëzve në Kosovë”, ku edhe kishte shfaqur fotografi të njerëzve që ai pretendonte se kishin gisht në vrasjen e Ivanoviqit, krim ky që sipas tij ishte paguar  deri në 40 mijë euro nga njerëzit që edhe e kishin urdhëruar. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO