Zhduket e mitura Elif Bajrami, Policia në kërkim, kërkohet ndihma e të gjithëve (Foto)

Elif Bajrami, vetëm 15 vjeçare, është zhdukur dhe familja dhe policia tashmë janë në kërkim të saj, raporton lajmi.net

Lajme

26/05/2016 20:31

Vajza nga Prizreni, është zhdukur shumë kohë më parë, por babai e lajmëroi vetëm dy muaj pasi u zhduk, e tani Policia kërkon edhe ndihmën e popullit.

Në fotografinë e bashkangjitur, ajo shihet që mbanë shami dhe ka edhe një shenjë mes syrin dhe hundës e cila e bënë më lehtë të identifikueshme, raporton lajmi.net

Policia raporton se ajo është lajmëruar si e zhdukur nga babai i saj më datë 11 shkurt, ku ai ka thënë se ajo nuk është lajmëruar në shtëpi që nga data 25 dhjetor 2015 dhe asgjë nuk dihet për të.

“Viktima (Elifi) nuk posedon me vete asnjë lloj dokumenti për ta identifikuar (në këtë shkrese keni dhe tri fotografi të viktimës) Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek qytetarët që nëse e shohin apo kanë njohuri për vendndodhjen e saj ta informojnë stacionin më të afërt policor ose të thërrasin në telefon në numrin pa pagesë 192”./ Lajmi.net

Elif Bajrami elife kerkohet