Zhduken tre gazetarë në Kolumbi

Fillimisht, gazetarja spanjolle Salud Hernandez,  kishte humbur përderisa ishte duke punuar në një artikull në Catatumbo, regjion në veri të Kolumbisë me prezencë të madhe të guerilëve dhe krimit të organizuar, shkruan CNN.

Bota

26/05/2016 14:47

Ndërsa dy të tjerë, korrespodenti Diego D’Pablos dhe kameramani Carlos Melo, janë zhdukur në regjionin e njëjtë përderisa ishin në kërkim të Hernandez.

Drejtoresha e informacionit në CNN en Espanol, ka deklaruar që zyrtarë nga qeveria kanë konfirmuar lajmim për zhdukjen e gazetareve.

Ngaqë në këtë regjion ekziston një numër i madh i grupeve rebele, është spekuluar që gazetarët në fjalë mund të jenë kidnapuar nga ndonjë grup gueril.

Në qoftë se gazetarët janë kidnapuar, kjo mund të sjellë probleme në bisedimet e paqes në mes të qeverisë kolumbiane dhe dy grupeve guerile, ELN dhe FARC respektivisht.