Zhduken dy motra në Durrës

Dy motra janë zhdukur në Durrës duke shkaktuar panik tek familja.

Lajme

25/09/2018 22:37

Njëra 19 vjeç me inicialet S.P dhe vajza tjetër 16 vjeç me inicialet E.P.

Nëna 45-vjecare e dy vajzave, M. P kallëzon në polici se vajzat janë larguar nga banesa dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen tyre.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24. 09. 2018, shtetasja M. P., vjeçe 45, banuese Durrës, kallëzon se më datë 16. 09. 2018, vajzat e saj, shtetaset S. P., e E. P., vjeçe 19 e 16, banuese në Durrës, janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer.

Po punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim, shkruan albeu.