Zhdrella nënshkruan me Partizanin

Mentor Zhdrella do ta vazhdojë karrierën në Shqipëri. Mesfushori kosovar ka nënshkruar me Partizanin e Tiranës, duke u zotuar se do ta japë maksimumin për këtë ekip.

Sport

06/06/2014 19:00

Mentor Zhdrella më në fund është transferuar në Partizan. Katër herë futbollisti më i mirë i vitit ka arritur marrëveshje me klubin tiranas dhe zotohet se do të japë gjithçka nga vetja, për ta ndihmuar në arritjen e objektivave.

“Me Partizanin synoj të fitoj gjithçka. Prej kohësh kam patur kontakte me presidentin Demi, por duhet të respektoja kontratën që kisha me Hysin dhe kjo më pengoi të vija më herët tek Partizani”, deklaroi fillimisht ish futbollisti i 2 Korrikut, Hysit dhe së fundmi i Dritës.

“Tashmë jam pjesë e këtij klubi të madh në Shqipëri dhe premtoj se do ta jap maksimumin tim. Zgjodha Partizanin pasi më bindën objektivat madhor që klubi ka për këtë sezon futbollistik”.

Dëshiroj të kem edhe me Partizanin të njëjtën paraqitje që kam dhuruar në Kosovë, pra të shpallem edhe këtu lojtari më i mirë i Superligës”, përfundoi ai.