Zhbogar: Vendimi i sotëm, dëshmi se BE-ja kujdeset për Kosovën (Video)

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar e ka quajtur ditë të madhe rekomandimin pozitiv për vizat që u dha sot nga Komisioni Evropian.

Lajme

04/05/2016 14:16

Ai vlerësoi se ky vendim është një dëshmi që Bashkimi Evropian kujdeset për Kosovën, raporton lajmi.net.

“Ditë e madhe për Kosovën, një ditë që do të kujtohet gjithmonë. Kjo ditë erdhi dhe se liberalizmi po ndodh. Jam shumë i lumtur”, tha Zhbogar në konferencën për media të mbajtur para pak çastesh.

Shefi i zyrës së BE-së e lavdëroi punën e institucioneve dhe shoqërive civile duke theksuar se nuk ka qenë një rrugë e lehtë por një rrugëtim që është arritur së bashku.

“Punë e madhe është bërë në përmbushjen e rekomandimeve për vizat. Edhe Qeveria, shoqëritë civile, institucionet, e të gjithë janë marr në përmbushjen e kritereve. Nuk ka qenë rrugë e lehtë por një rrugëtim që e kemi arrit së bashku”, shtoi ai më tutje në praninë e kryeministri Mustafa dhe ministrit të Integrimeve Bekim Çollakut.

Zhbogar tha se tani procedura që duhet të bëhet tash është që Parlamenti Evropian dhe Këshilli të marrin vendim së bashku dhe të konkretizohet lëvizja pa viza.

“Kam qenë në Kosovë për një kohë të gjatë që ta ndajë këtë gëzim së bashku dh,e se izolimi të Kosovës po i vije fundi”, tha ai./lajmi.net

YouTube player