Zhbogar: Është koha të formohet Qeveria e re në Maqedoni

Gjatë vizitës së tij në komunën e Negotinës për të promovuar projektin ”BE-ja për Ju”, euro-ambasadori Samuel Zhbogar ka deklaruar se është i patjetërsueshëm bashkimi dhe formimi i institucioneve në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lajme

19/04/2017 13:47

Ai ka theksuar se gjothnjë ekziston koha e duhur për shumë çështje, si që ishte koha për zgjedhje, për diskutime paszgjedhore, kurse tani është koha që të formohen institucionet.

Zhbogar shtoi se të gjithë në Maqedoni duhet që të bashkohen rreth një qëllimi, duhet të votohet Kryetari i Kuvendit, si edhe të formohet Qeveria.