Zhbogar: BE-së i vjen keq për atë që ndodhi në Beograd

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar ka folur për incidentet që ndodhën në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Lajme

16/10/2014 21:15

Zhbogar ka thënë se BE-së i vjen keq për atë që ndodhi në stadiumin e Partizanit.

“Bashkimit Evropian i vjen keq për atë që ndodhi në Beograd. Në anën tjetër, është një mesazh se ne duhet të bëjmë më shumë në pajtimin mes të dy kombeve”, ka thënë Zhbogar për Klan Kosova.

Zhbogar ka deklaruar se ndeshjet e futbollit janë të njohura se shpërfaqin ndjenja agresive. por ai ka thënë se duhet bërë më shumë në përmirësimin e marrëdhënieve në mes të shqiptarëve dhe serbëve.

“Ndeshjet e futbollit janë të njohura që sjellin ndjenja agresive. Këtë e kemi parë edhe në raste të tjera”.

Ndryshe, nga zëdhënësja e Catherina Ashton, Maja Kocijancic, Samuel Zhbogar  nuk prejudikoi se cila palë pati faj ose kush i kreu detyrat e veta mirë lidhur me organizimin e ndeshjes.