“Zhbllokimi i Kuvendit me mjete të joshjes apo përfitimit joligjor nuk është në interes të vendit” – Lajmi.net
“Zhbllokimi i Kuvendit me mjete të joshjes apo përfitimit joligjor nuk është në interes të vendit”
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 14:55, 11 August 2017
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi duke folur për mos zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit ka thënë se bllokimi i tij nuk është në interes të vendit.

Por, ai ka thënë se as zhbllokimi me anë të joshjes apo përftimit ligjor nuk është në interes të vendit.

Ai me anë të një postimi në facebook ka thënë se institucionet duhet të formohen me bazën e konsensusit politik.

“Duke paralizuar rendin kushtetues, palët politike në Kosovë po tentojnë maksimalizimin e profitit grupor, qoftë ai politik apo në trajta tjera si juridiko-penal apo financiar, si dhe imponimin për pushtet”.

“Gjithsesi, bllokimi i Kuvendit nuk është në interes të vendit, po aq sa nuk është në interes të vendit zhbllokimi me mjete të joshjes apo përfitimit joligjor”.

“Zhbllokimi duhet të bëhet mbi bazën e konsensusit politik, ose veprimit politik, për të krijuar gjendjen e re!”, ka shkruar Gashi.

Ditëve të fundit zyrtarë të AKR-së, partnerit në koalicion të LDK-së, kanë bërë thirrje që të formohen institucionet sa më shpejtë./Lajmi.net/

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play iStunt 2
  • Play Berry Rush
  • Play Urban Basketball