Zharku tregon se me çfarë biznesi merrej në Suedi

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, i cili është kthyer në Kosovë, ka treguar në RTK, se me cilat punë merrej gjatë kësaj kohe, sa ishte duke qëndruar në Suedi.

Lajme

08/06/2018 23:44

Zharku, ka treguar se në Suedi a ka themeluar një ndërmarrje për ndërtim dhe se e posedon një depo, në të cilën sipas tij shiten gjëra që prodhohen në Kosovë.

“Në fakt në Suedi jetoj në një shtëpi në një fshat. Kam afër edhe vëllezërit e mi. Kam një depo, ku shes materiale që vijnë nga Kosova, për suvatim, ngjyra. Kam themeluar një ndërmarrje të vogël për ndërtim dhe suvatim, e kam themeluar këtë për të kaluar kohën”, ka thënë Zharku.

Ai ka shtuar se është katunar, dhe se ka dëshirë të jetë i tillë edhe me mënyrën e jetesës.

“Kam dëshirë të jetoj në mënyrë fshatareske. Edhe pse kam lind në Shkup, e ndjej vetën katunar. Në Suedi kam marrë pjesë si qytetar i lirë. Jetoj që nga viti 1994, në këtë shtet.”, ka shtuar Zharku.