Zharku tregon se a do t’i kthehet politikës

Një ditë pas kthimit nga Suedia, ish-kryetari i komunë së Kaçanikut, Xhabir Zharku, ka folur për rastin e gjykimit të tij dhe dënimit më burg.

Lajme

08/06/2018 22:10

Ai në një intervistë për RTK’në ka thënë se ka ofruar argumente për pafajësinë, por siç, thotë ai ato nuk janë marrë për bazë. Zharku ka treguar se çfarë do të bëjë tash dhe a do t’i kthehet politikes.

“Jam i tërhequr nga politika. Jam shkëputur nga politika tash e gjashtë vite. Njëherë jam duke qëndruar më familje dhe është herët të flitet për kthimin tim në politikë”, ka thënë Zharku.

Ai ka thënë se tash për tash nuk mund të thotë konkretisht se çfarë vendimi do të merr.

“Duhet të shoh me vonë se çfarë vendimi do të marr. Tash për tash nuk mund të them asgjë konkrete”, ka thënë Zharku.