Zharku nënshkruan udhëzimin , për mbikqyrjen profesionale në fushën e patentë shoferit

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, sot e nënshkroi udhëzimin administrativ, për mbikqyrjen profesionale në fushën e patentë shoferit

Lajme

23/06/2017 15:53

Ky Udhëzim Administrativ ka për qëllim përcaktimin e  procedurave për zbatimin e  mbikqyrjes profesionale, masat që ndërmerren ndaj subjekteve dhe personave të cilët tregojnë performancë të dobët profesionale, aktivitetet e mbikqyrjes profesionale, kompetencat e organit për mbikëqyrje profesionale në fushën e patentë shoferit (në tekstin e mëtejmë: mbikqyrja profesionale).

Udhëzimi Administrativ hyn në fuqi shtatë ditë pas nënshkrimit nga ministri.