Zgjidhni një prej këtyre simboleve dhe lexoni mesazhin e tyre shpirtëror

Shihni simbolet në foto dhe zgjidhni atë që ju tërheq më shumë.

Fun

23/02/2018 13:51

 Pasi të keni bërë zgjedhjen tuaj, lexoni mesazhin që korrespondon me këtë mesazh. Jeni gati të zbuloni mesazhin tuaj special?

Simboli nr.1

Ndoshta ndjeni nevojën të mbroheni sepse keni pasur keqkuptime me personat tuaj të dashur. Këshilla shpirtërore për ju është të prisni dhe të mendoni para se të reagoni. Ndonjëherë mund t’i thoni gjërat që s’ju pëlqejnë dhe të mbroheni pa e ngritur zërin.

Simboli nr.2

Në momentin që keni vendosur t’i dedikoheni dikujt ose diçkaje dhe të ndërmerrni një vendim të caktuar duhet të nisni të veproni shpejt. Përqëndrohuni dhe qëndrojini besnik zgjedhjes suaj. Së shpejti zgjedhjet tuaja do t’ju zbulojnë më të mirën që mund të kishit bërë. Kini durim dhe gjithçka do të shkojë si doni.

Simboli nr.3

Nuk duhet t’i shtypni emocionet që provoni për të dashurit tuaj. Çdokush prej nesh lufton në betejën e vet, por kemi nevojë edhe të ndiejmë mbështetjen dhe ndihmën e njerëzve të dashur. Ndriçoni rrugën e gjithë njerëzve që ju rrethojnë.