Zgjidhni dadon e duhur

Organizimi familjar, kur gjyshërit nuk mund t’i mbështetur prindërit e rinj, komplikohet. Angazhime e shumta nuk i lënë prindërit që të përkujdesen për fëmijët e tyre. Për këtë, një zgjidhje mund të gjendet duke e punësuar një ‘baby-sitter’, me orar të plotë apo me orë, e cila do të përkujdesej për fëmijët tuaj. Para se…

Lifestyle

14/11/2013 06:00

Organizimi familjar, kur gjyshërit nuk mund t’i mbështetur prindërit e rinj, komplikohet. Angazhime e shumta nuk i lënë prindërit që të përkujdesen për fëmijët e tyre.

Për këtë, një zgjidhje mund të gjendet duke e punësuar një ‘baby-sitter’, me orar të plotë apo me orë, e cila do të përkujdesej për fëmijët tuaj.

Para se të bëhet kontrata me kandidaten apo agjencinë, duhen cekur disa pika thelbësore. Orari, ditët, të përfshihet pastrimi apo jo, të stabilizohet mënyra e pagesës etj.

Është e rëndësishme që të gjitha këto të qartësohen dhe prindërit ta kenë kokën të qetë në angazhimet e tyre profesionale. Është e rëndësishme po ashtu që të gjendet një ‘kujdestare’ që i përmbahet disiplinës së kontratës.

Duhet gjetur një dado që i qon në shkollë dhe i kthen në shtëpi vogëlushët dhe që përkujdeset për ta derisa të kthehen prindërit. Një dado e mirë mund të ndikojë drejtpërdrejt tek mënyra e zhvillimit të fëmijëve tuaj.