“Zgjidhja që e mendon Thaçi nuk do të arrihet në 1000 vjetët e ardhshme”

Nëse tregohet një gatishmëri për kompromis në zgjidhjen e problemit të Kosovës atëherë diçka mund të bëhet brenda një kohe të arsyeshme, përndryshe zgjidhja nuk do të arrihet në një mijë vitet e ardhshme.

Lajme

17/05/2018 18:41

Kështu i ka thënë ‘Sputnikut’, Milovan Drecun, kryetar i Komisionin për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, duke shtuar se marrëveshja mund të arrihet nëse pala kosovare nuk kërkon gjëra të papranueshme për Serbinë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë sot në Sofje se është i gatshëm të vazhdoj dialogun dhe theksoi se marrëveshja me Beogradin mund të nënshkruhet brenda gjashtë ose nëntë muajve, transmeton lajmi.net.

“Megjithatë pas kësaj deklarate, Thaçi ka vendosur një kornizë për zgjidhjen e problemit, e cila është e papranueshme për Serbinë. Duke u bazuar në këtë nuk do të jemi në gjendje të gjejmë një zgjidhje. Do t’i hapej dera Kosovës për anëtarësim në OKB. Zgjidhja që e mendon Thaçi nuk do të arrihet në 1000 vitet e ardhshme. Por nëse shqiptarët e Kosovës tregojnë gatishmëri për të zgjidhur problemin me modalitete tjera atëherë diçka mund të bëhet në një kohë të arsyeshme”, është shprehur Drecun.

Gazeta shton se Thaçi në Sofje ka kërkuar trajtim të barabartë dhe liberalizim të vizave për Kosovën./Lajmi.net/