Zgjidhja e problemit për këpucët e ngushta

Shpeshherë femrat përballen me problemin e këpucëve të ngushta, të cilat ua lëndojnë këmbët dhe i bëjnë të mos ndjehen rehat.

Fun

26/06/2016 17:48

Një problem i tillë zakonisht shfaqet kur blejmë këpucë të reja.

Por, ekziston një mënyrë për ta tejkaluar edhe këtë problem, varësisht nga materiali i këpucëve që keni.

E tëra që duhet të bëni është të merrni dy qese plastike, të cilat mund të mbyllen. Një të katërtat e tyre i mbushni me ujë. I vendosni në këpucë, e këpucët në pjesën për ngrirje të frigoriferit. Kur të ngrihet uji, i nxirrni këpucët nga frigoriferi, e më pas e lini akullin që të shkrihet.

I nxirrni qeset dhe këpucët i thani me tharëse flokësh. Kjo mënyrë është e shkëlqyer për këpucë nga lëkura dhe mund t’i zgjerojë ato për disa numra.